Marrëveshja me SHBA për gazin e lëngshëm natyror/Duka: Kjo marrëveshje strategjike ka mbështetjen e mbi 90% të shqiptarëve.

0
73
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

PAA vlerëson këtë marrëveshje për efektet pozitive afatgjata:

  1. Rrit sigurinë e energjisë si kolona kryesore e sigurisë kombëtare;
  2. Diversifikon burimet e energjisë duke mbrojtur Shqipërinë nga krizat e mungesës së energjisë dhe luhatjeve të çmimeve;
  3. Integron ekonominë shqiptare në rrjetet rajonale dhe europiane të zhvillimit duke ndihmuar zhvillimin e qëndrueshëm dhe me ritme më të larta;
  4. Ky bashkëpunim me SHBA dhe BE lehtëson vendim-marrjet gjeostrategjike të Shqipërisë dhe të Ballkanit Perëndimor.
  5. Krijimi i opsioneve alternative konkuruese në fushën e energjisë, telekomunikacionit, vaksinave nga bashkëpunimi me partnerët strategjikë të BE dhe SHBA, është strategjia më produktive në bashkëpunimin gjeostrategjik;

PAA mbështet ofrimin në ekonominë shqiptare të kompanive konkuruese nga vendet perëndimore me standarte të larta ndaj ambientit, me profil të qartë të përgjegjësive sociale dhe në edukimin publik lidhur me sfidat kombëtare e globale të ngrohjes globale.

PAA  thekson se partneriteti strategjik me BE dhe SHBA  është partneritet i mbi 90% të kombit shqiptar.

Kjo është garanci më e madhe për këtë prioritet kombëtar dhe partneritet strategjik.

Zjarr Tv Ad