Marrëveshja opozitare për t’u përballur me Ramën/ Nard Ndoka: Aty ku ka pretendime nga ana e partive aleate se ka një kandidat potencial, do të bëhen sondazhe

0
59
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

MARIGLEN KUME/ Në zgjedhjet e ardhshme për pushtetin lokal opozita synon të krijojë një front të gjerë kundër partisë në pushtet, e cila prej disa vitesh drejtoi e vetme edhe pushtetin lokal.

Pas arritjes së marrëveshjes me kryetarin e Partisë së Lirisë Ilir Meta dhe aleatët e vegjël që janë në Parlament si Fatmir Mediu, Agron Duka, Dashmir Shehi e Vangjel Dule, Sali Berisha bëri bashkë edhe kryetarët e partive politike jo parlamentare për të dakordësuar që në zgjedhjet e vitit 2023 për pushtetin lokal të dalin me një kandidat të përbashkët për bashkitë.

Në takimin e djeshëm merrnin pjesë nga Sali Shehu që drejton Frymën e Re Demokratike të Artur Roshit e Adriatik Alibashit. Por gjithashtu, spikati edhe prezenca e Kostaq Papës, Kujtim Gjuzit etj., të cilët kur opozita dogji mandatet në 2019, pranuan të merrnin mandatin e deputetit.

Ndërkohë, në një prononcim të shkurtër Nard Ndoka u shpreh për gazetën “Panorama” se në takimin e djeshëm të gjithë kishin rënë dakord për një marrëveshje në parim që opozita të dalë e bashkuar.

Ata kishin pranuar zhvillimin e primareve nga Partia Demokratike, ndërkohë në rastet kur një parti e caktuar aleate do të ketë pretendime për ndonjë kandidat potencial dhe nëse rezultatet do të tregojnë se ka mbështetje atëherë do përfshihet edhe në primare.

“Primaret do vazhdojnë dhe aty ku ka pretendime nga ana e partive aleate se ka një kandidat potencial, do të bëhen sondazhe lokale dhe mbi bazë të rezultatit do vendoset”, tha Nard Ndoka.

Zjarr Tv Ad