Marrëveshja për lëvizjen e lirë të qytetarëve/ Berisha: Hap në drejtimin e duhur, Kosova dhe Serbia të zgjidhin edhe problemet e tjera të mëdha

0
37
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ish-kryeministri Sali Berisha e ka konsideruar një hap në drejtimin e duhur arritjen e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë mbi dokumentet për lëvizjen e lirë të qytetarëve.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Berisha shkruan se Partia Demokratike e ka mbështetur pa lëkundje zgjidhjen e këtij problemi të krijuar nga pala serbe mbi bazën e reciprocitetit dhe barazisë midis palëve.

Berisha e quan këtë marrëveshje një hap të rëndësishëm në normalizimin e marrëdhënieve midis dy vendeve. Ndërsa uron që Kosova dhe Serbia të zgjidhin edhe problemet e tjera të mëdha midis tyre.

Postimi i plotë:

Një hap i rëndësishëm në drejtimin e duhur!

Të dashur miq, Kosova dhe Serbia ranë dakord për zgjidhjen e problemit të dokumentave bazuar mbi parimin e barazisë dhe reciprocitetit të kërkuar nga qeveria e Kosovës dmth njohjen respektive të dokumenteve të njëra tjetrës dhe lëvizjen e lirë të qytetarëve.

Partia Demokratike ka mbështetur pa lekundje zgjidhjen e këtij problemi të krijuar nga pala serbe mbi bazën e reciprocitetit dhe barazisë midis palëve.

Me këtë rast, Partia Demokratike, duke vlerësuar lart kontributin e të deleguarve të veçantë per dialogun Kosovë-Serbi të BE dhe SHBA, Mirosllav Lajçak dhe Gabriel Eskobar, si dhe te Sekretarit te Pergjitheshem te Nato-s Stoltenberg përshendet arritjen e kësaj marrëveshje si një hap i rëndësishëm në normalizimin e marrëdhënieve midis dy vendeve dhe uron që mbi bazën e parimeve te barazisë dhe reciprocitetit, parime universale në marrëdhëniet midis vendeve, Kosova dhe Serbia të zgjidhin me sukses problemet e tjera të medha midis dy vendeve.

Vetëm nje Ballkan i vendeve sovrane dhe te barabarta do mund të jetë një rajon paqe, stabiliteti dhe integrohet i sigurtë në BE. sb

Zjarr Tv Ad