Marrëveshja për Portin e Durrësit/ Nazarko: Jemi përballë një poshtërsie, histori torollake

0
82
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Marrëveshja për Portin e Durrësit është cilësuar nga analistisi shpëtim Nazarko në MCN Live një poshtërsi dhe një histori torollake e disa deputetëve që nuk arrijnë të kuptojnë atë që po ndodh.

Ai tha se lajmi real është porti i jahteve sepse kjo qeveri nuk i ka aq para për ta ndërtuar atë. Sipas tij, në thelb kjo e gjithë është një histori karagjozësh pa plan, dhe nëse bëhet ky port, vetëm një i çmendur mund të mendojë se mund të ketë një portë të thatë në Kosovë.

Jemi përballë një poshtërsie sepse lajmi real nuk është porti i Durrësit, por ai i jahteve. Reali është ky që do ndërtohet dhe ato para janë të shqiptarëve sepse qeveria nuk i ka. Ajo që duhet të dimë është se ku është porti i Durrësit. Paratë janë të shqiptarëve, qeveria nuk i ka sepse me bërë portin e jahteve Rama unë i puth dorë e këmbë.

Deri këtu patjetër që jam me Ramën, por problemi është ku është ai porti që Rama do bëjë, ku do i gjej Shqipëria 2 mld për të bërë portin. Pra në thelb kjo e gjithë është një histori karagjozësh pa plan. Por dhe nëse bëhet ky port, vetëm një i çmendur mund të mendojë se mund të ketë një portë të thatë në Kosovë.

Porti i thatë do të thotë të bësh një magazinim të gjerave në Kosovë, dhe nga kjo lindin disa pyetje elementare, nga do venë këto mallra sepse Kosova është e bllokuara, por dhe sikur ta bëjë mos duhet ndodhje hekurudhë? Pra e gjithë kjo skemë që ka ndodhur dje me portin e Durrësit tregon historinë e një klase politike torollake, ky vend e ka të detyruar portin më shumë se gjithçka. Ky port i duhet Shqipërisë dhe e gjithë kjo histori është torollakësh politikë, jo deputetësh, histori karagjozësh që ngrenë dorën dhe dëgjojnë Ramën që reciton pa kuptuar Konicën.

Nëse na lënë 30 vjet pa tren dhe mund ta falim, por pa port është një histori që se kuptoj.

Zjarr Tv Ad