Marrëveshja Rama-Meloni për emigrantët/ Disa të rinj nga Lezha protestë para Gjykata Kushtetuese: Të shfuqizohet!

0
44
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Disa të rinj dolën sot në protestë para Gjykatës Kushtetuese, e cila pritet të diskutojë marrëveshjen me Italinë për emigrantët.

Të rinjtë janë shprehur kundër ngritjes së një kampi për refugjatët në Shëngjin, ashtu siç edhe e përcaktonte marrëveshja e lidhur mes kryeministrit Edi Rama dhe homologes së tij, Meloni.

Ata kërkuan njëzëri shfuqizimin e marrëveshjes, pasi sipas tyre ishte antikushtetuese dhe precedent i rrezikshëm.

Kujtojmë se sot Gjykata Kushtetuese po shqyrton kërkesën e 30 deputetëve të opozitës, të grupit të Berishës dhe të Bardhit, që kërkojnë shfuqizimin e marrëveshjes.

Zjarr Tv Ad