Marrëveshje PS-PD për votimin e “Vettingut”? Taulant Balla: Akuzat i refuzoj me përbuzje! Ndryshimet janë depozituar 4 muaj më parë

0
51
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka hedhur poshtë akuzat se ka patur një marrëveshje mes PS dhe PD për të votuar pro zgjatjes së mandatit të anëtarëve të Vettingut.

Ai u shpreh se ndryshimet e sotme janë depozituar në Kuvend 4 muaj më parë, ndërsa shtoi “Vettingu” është një element thelbësor për besimin e publikut në sistemin e drejtësisë.

“Akuzat që u thanë sot për gjoja marrëveshje, i refuzoj me përbuzje. Prej fillimit, ëhstë një ndërgjegjësimi të gjithëve për të çuar përpara këtë proces. Kush tha se kishte marrëveshje, nuk e di se ndryshimet janë depozituar 4 muaj më parë. Ashtu si në vitin 2016, duhet t’i qëndrojmë qëllimeve. Të kemi prokurorë me integritet të lartë profesional për të rikthyer besimin e publikut te institucionet e këtij sistemi.

Zgjatja e mandatit të anëtarëve të Vettingut është propozuar nga ONM dhe ëhstë rekomanduar nga partnerët tanë ndërkombëtarë, ku theksoj BE dhe SHBA, pa harruar asnjë nga përfaqësuesit e tjerë. Është e vërtetë që 39 dpeutetë nga Grupi Parlamentar i PS-së, por kjo nuk ishte një çështje që i takonte mazhorancës, por i shërben popullit shqiptar. Vettingu është një element thelbësor për besimin e publikut në sistemin e drejtësisë. Sot ka më shumë besim te drejtësia sesa kishte dje”, tha Balla në Kuvend.

Zjarr Tv Ad