Marrin fund mundimet për të shkuar në Zvërnec

0
149
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Rruga turistike e Zvërnecit ishte kthyer në një gangrenë për pushuesit dhe objekt kritikash nga drejtuesit e automjeteve dhe kronikat e lajmeve, por tashmë në këtë 1 km rrugë mund të kalohet pa probleme.

Në inagurimin e saj ishte dhe ish ministri Damian Gjiknuri  i cili tha se Vlora do të vijojë të jetë një kantier ndërtimi.

Damian Gjiknuri: “Ka qenë një gangrenë infrastrukturore kjo pjesë e fundit e rrugës që shkon për në plazhin e Zvërnecit. Tashmë kjo pjesë e rrugës është e rregulluar plotësisht e do të bëjmë dhe disa ndërhyrje të vogla për të sistemuar të gjithë anët e rrugës”

Kryetari i bashkisë Vlorë mungonte në këtë inaugurim dhe ndoshta kjo i bëri mediat kureshtare të pyesin njeriun e sapo emëruar si numrin dy të kësaj bashkie, Afrim Qendro i cili tha se nga pozicioni  i tij garanton vijimin e punëve duke preferuar të mos i përgjigjet zërave që thonë se ai është aty për të dubluar kryebashkiakun.

Afrim Qendro:”Realisht bashkia ka hapur disa kantiere, ka disa rrugë në qytet që ju i keni parë në të cilat ka filluar reabilitimi dhe besoj se për pak ditë do të fillojmë edhe mbushjen e gropave ose reabilitime të lehta në të gjithë rajonet e Vlorës, por dalëngadalë më mirë të më njihni përmes punëvs sesa fjalëve. Janë objektivat që ka bashkia e Vlorës dhe unë jam në përmbushje të tyre. Unë jam nënkryetari i bashkisë së Vlorës, i cili përgjigjet përgjithësisht për projektet publike që zhvillohen në qytet që kanë të bëjnë përgjithësisht me infrastrukturën dhe unë nuk iu përgjigjem këtyre mediave”

Vlora ka qënë dhe mbetet një nga prioritetet e kreut të qeverisë i cili ka dalë deputet nga listat e këtij qyteti. Afrim Qendro u emërua si numri dy i kësaj bashkie për të ndjekur të gjitha projektet  infrastrukturore dhe punët publike . Projekti madhor i radhës është vijimi i Lungo Mares në drejtim të Radhimës.

Zjarr Tv Ad