Marrin fund radhët në tregun e Kombinatit, korridor sanitar në hyrje

0
86
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pas pamjeve skandaloze që ofroi tregu i Kombinatit të shtunën e javës që lamë pas, Ministria e Shëndetësisë ka marrë masat për shmangien e radhëve në këtë treg.

Sikundër paralajmëroi Manastirliu, këtë mëngjes në hyrje të tregut është vendosur korridori sanitar: Një kabinë e pajisur me dezinfektantë.

Qytetarët që hyjnë apo dalin nga tregu dezinfektohen.

Ndërkohë, policët në hyrje kontrollojnë qytetarët nëse janë të pajisur me lejen përkatëse për dalje, nëse kanë masa mbrojtëse si doreza dhe maska, si dhe bëjnë futjen e tyre në treg me radhë njësoj si në supermarkete apo furra buke.

Zjarr Tv Ad