Marrja me forcë e bashkive/ Çollaku: Forca e opozitës, raporti me të vërtetën, jo numri i të punësuarve

0
9
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

 

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku, ka reaguar për instalimin me forcë të kandidatëve të Rilindjes në votimet moniste të 30 qershorit, duke deklaruar se forca e opozitës nuk ishte numri i të punësuarve në njësitë e qeverisjes vendore.

“Ka një debat, jo të paarsyeshëm, nëse humbja e mundësive për të punësuar militantë nëpër bashki do të mund të dobësojë forcën elektorale të Partisë Demokratike”, shkruan Çollaku në postimin e tij në Facebook.

Çollaku shton më tej se, “unë vazhdoj të mendoj fort, se opozitën nuk e fuqizojnë politikisht apo elektoralisht rrogat, zyrat e vendet e punës”.

Reagimi i plotë i Kreshnik Çollakut:

Forca e nje Opozite eshte raporti me te verteten, jo numri i te punesuarve neper Bashki.

Ka nje debat, jo te paaresyeshem,nese humbja e mundesive per te punesuar militante neper Bashki…,do te mund te dobesoje forcen elektorale te PD. Une vazhdoj mendoj fort,se opoziten nuk e fuqizojne politikisht apo elektoralisht, rrogat, zyrat e vendet e punes.

Rrogat e vendet e punes lehtesojne jeten, perditshmerine e cdo individi militant partie apo jo.

Punesimi eshte nje e drejte ekzistenciale e cdo njeriu,por nese forcon apo dobeson vullnetin e reagimin opozitar politik apo elektoral,me duket nje ekuacion qe nuk ecen.

Opoziten e forcen e saj e forcojne apo dobesojne qendrushmeria e saj me parimet dhe interesin publik. Opozita ka jetike te ruaje nje raport te ndershem me te verteten,opozita ka jetike te ndertoje nje raport te ndershem me mbeshtetesit e saj dhe publikun.

Ketu e vetem ketu eshte celesi i forces apo dobesise.

Nese PD dhe opozita arrin ta zbertheje e respektoje drejt kete formule parimesh e vertetesie..forca e saj elektorale do te jete e paperballueshme per cdo lloj pushteti. Dhe perpara se dikush te nxitoje te kritikoje kete teze,i kerkoj te kujtoje sa Bashki e te punesuar kishte PD ne 92? Ne 92 PD kishte solid, raportin me te verteten e te drejten…,dhe per kete arriti te shpartalloje pushtetin me te eger te gjithe Lindjes ish Komuniste. Sot ne 2019,situata eshte thuajse simetrike. Nese PD mbron kete raport ndershmerie me veten dhe publikun,suksesi elektoral do te jete ngjashem me ate te 92 kurdo te vije beteja elektorale.

 

Zjarr Tv Ad