Martin Henze: Shqipëria në emergjencë Kushtetuese…

0
11

Nga Martin Henze

Demokracia: qeveria e popullit nga njerëzit për njerëzit.Gjermanët, francezët, anglezët, italianët, spanjollët, grekët, portugezët, belgët, skandinavët, Europiano-lindorët pyesin pse taksapaguesit europianë, pse BE po financon një reformë katastrofike gjyqësore në Shqipëri që hoqi sundimin e ligjit dy vite më parë.

Pse nuk ka gjykatë kushtetuese, asnjë gjykatë supreme dhe tani përsëri, një shkelje e pamohueshme e kushtetutës nga qeveria Rama, e promovuar nga BE.

Ç’duhet të mendojnë tjetër shqiptarët? Për vite të tëra janë shpenzuar qindra milionë euro për procesin e reformës në Shqipëri. Njerëzve u është predikuar kënga e madhe e sundimit të ligjit dhe çfarë ndodh? Specialistë, juristët janë paguar, forma e nevojshme ligjore është zbatuar, dhe çfarë bëjnë ata në një shtet ku mafia ka kapur edhe qeverinë?  Ata heqin sundimin e ligjit.Në prill 2019, Ambasadori i Gjermanisë, Dr. Schutz, më informoi në një bisedë dyorëshe në Tiranë pse e mbështet këtë reformë gjyqësore të çalë, amatore dhe përse nuk përbën ndonjë problem që organi i përhershëm, kushtetuta, Gjykata Kushtetuese, është shfuqizuar. Pra, është organizuar një shkelje kushtetuese e iniciuar nga taksapaguesit europianë. Më parë, Gjykata Kushtetuese ishte e korruptuar, tani nuk ka gjykatë fare. Kështu situata juridike nuk ka ndryshuar aspak.

Qëndrime të tilla cinike, në kundërshtim me shtetin e së drejtës, mungesën e seriozitetit për këtë çështje, krijuan masivisht interesat e Bashkimit Evropian dhe kombit shqiptar. Tani do të ngrihet një komision hetimi në Parlamentin e BE për të gjithë çështjen.

Kombi shqiptar është pjesë e kulturës evropiane dhe BE, por jo një qeveri kushtetuese Rama. Tani është koha që BE-ja të ripozicionojë plotësisht qëndrimet e saj në Shqipëri, që personeli të shkëmbehet dhe që gjithçka të vihet në lëvizje, në mënyrë që Shqipëria të bëhet anëtare e BE-së, në interes të Europës dhe kombit shqiptar.