Martinez te Barça vetëm me një kusht

0
19

Lautaro Martinez te Barcelona është një nga tratativat më të gjata dhe më të bujshme në këtë merkato vere. Për momentin kjo tratativë është bllokuar, kjo për disa arsye. E para dhe më e rëndësishmja, kriza financiare që ka sjell Covid-19 nuk ia jep luksin Barcelonës të investojë 111 milionë euro kesh. “Mundo Deportivo” zbulon një tjetër arsye, drejtuesit e klubit blaugrana janë në pritje se çfarë do të vendos Suarez për të ardhmen. Uruguaiani nuk është një lojtar që mund të qëndrojë në pankinë, as në këtë pikë, Barcelona nuk e ka luksin të mbajë në skuadër dy numra 9, njëri prej tyre duhet të qëndrojë në stol. Martinez mund të transferohet në Barcelonë vetëm nëse Saurez do të largohet, por këtë e vendos vetë uruguaiani. Për momentin Suarez ka ende një vit kontratë me Barçën, ofertat për të nuk mungojnë, mbi të gjitha nga kampionati amerikan. Pavarësisht moshës, Suarez mbetet një sulmues me klas, këtë e tregojnë edhe shifrat e këtij sezoni, 19 gola dhe 12 asisit në 34 ndeshje.