Martohet çifti i njohur i showbizit shqiptar? Ja detaji që na ka shpëtuar

0
50
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Vetëm para pak muajsh zbuluam më në fund lidhjen më të re në showbizin shqiptar! Këngëtari Skerdi dhe gazetarja kosovare Vesa Rama nuk qëndruan më në heshtje dhe zyrtarizuan lidhjen në publik pas një periudhe të gjatë që e mbajtën atë hermetike. Por duket se një tjetër zhvillim ka ndodhur së fundmi. Mesa duket çifti ka kurorëzuar dashurinë në martesë, apo celebrim.

Kjo të paktën nëse i hidhet një sy profilit të Vesës në ‘Instagram’. Ajo ka shtuar mbiemrin e Skerdit, Ago duke ngritur në këtë formë dilemat e kurorëzimit larg syrit të publikut. Meqenëse vetë protagonistët kanë zgjedhur të mos flasin, s’na mbetet gjë tjetër pos të presim nëse vendosin ta bëjnë publik zhvillimin e ri përmes ndonjë fotografie në rrjete sociale. Edhe kjo është një mënyrë e heshtur “deklarate” apo jo?

Zjarr Tv Ad