Masa drastike që do aplikohet të hënën, Rama: Kush shkel karantinën shkohet deri në heqje lirie

0
1145
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama paralajmëron se të hënën masat e reja ndëshkimore që do të jenë ligj dhe “për kokëshkretët do të shkohet deri në heqje lirie”

Në një postim në facebook Rama shprehu shqetësmin se shumëkush ecurinë pozitive të luftës kundër koronavirusit po e kupton gabim prandaj përgjigja e shtetit do të jetë reciproke për këdo që nuk do të hyjë në rresht për të mbajtur radhë.

Ndërkohër ushtria dhe policitë bashkiake bashkiake do të krijojnë urgjentisht kordonët sanitarë të tregjeve.

Postimi i kryeministrit
“Nëse ky është niveli i kuptimit të detyrës qytetare në frontin e kësaj lufte për jetë a vdekje dhe meqë mesa duket ecurinë pozitive të luftës deri tani, shumëkush po e kupton gabimisht si arsye për t’u lëshuar me idenë se s’na gjen gjë, atëherë përgjigja e shtetit do të jetë reciproke për këdo që nuk do të hyjë në rresht për të mbajtur radhë.

Ushtria dhe policitë bashkiake bashkiake do të krijojnë urgjentisht kordonët sanitarë të tregjeve. Policia e shtetit do të godasë shkelësit me masa të reja ndëshkimore!

 Masat e reja ndëshkimore do të jenë ligj ditën e hënë dhe për kokëshkretët do të shkohet deri në heqje lirie!

 “Tirana është vatra më e rrezikshme e luftës. Durrësi njësoj si Tirana mund të kthehet në vaterlonë tonë. Shkodra është tanimë një bombë me sahat.  Fieri është një rrezik i madh potencial. Kudo mund të na iki avantazhi që kemi krijuar, nëqoftëse do ta bëjmë si kombëtarja kuqezi që pjesën e parë duket sikur do fitojë, pastaj… harrojeni, këtë luftë nuk kemi për ta humbur për ata që s’kanë mendje dhe këllqe të luftojnë si mbarë populli shqiptar.”

Siutata- Një tjetër pacient humb jetën në spitalin Infektiv duke e çuar në 18 numrin e pacientëve që kanë ndërruar jetë nga koronavirusi COVID-19.  Viktima është një 67 vjeçar nga Tirana

Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 29 raste të reja duke e çuar në 333 numrin e të infektuarve në total

Zjarr Tv Ad