Avokatët e ish-ministrit të Mjedisit Lefter Koka, që ndodhet në burg për aferën e inceneratorëve kanë dalë sot në një deklaratë për mediat, ku kanë kundërshtuar faktin që të jepet një masë e dytë sigurie nga gjykata duke e konsideruar si një cënim i të drejtave të njeriut. Po ashtu ata janë shprehur se nuk ka arsye përse Koka të marrë statusin e basgkëpunëtorit.
Avokati: Në rastin konkret kemi një masë të dytë të vendosur nga gjykata kërkuar nga Prokuroria, që është e pazakontë për ne. Është cënim i të drejtave të njeriut. Shpresoj që të ketë reflektim. bashkohem mendimit që këto dy masa i përkasin të njëjtin fakt penal dhe do të duhet të ishin bashkuar. Vendimi i gjykatës shpallet për shkak të kompeksitetit. Do të shpallet nesër në orën 10:00. Kushtet janë më të lehtësuara. Gjykata do vlerësojë se prokurori a i ka të gjitha provat. Nuk kemi një ekspertim të tillë sa i takon pretendimit për çështjen e korrupsionit. Po ashtu dhe rreziku i ikjes është i pamundur.
Pyetje: A ka marrë Koka statusin e bashkëpunëtorit?
Avokati: Jeni duke kërkuar një bashkëpunëtor që në caktimin e masës ë parë. Ai s’ka pse të pendohet apo bëhet bashkëpunëtor. Pasi ai s’ka pse të pendohet dhe të bashkëpunojë. Të jesh i hapur për organin e akuzës dhe pafajësinë tende, s’do të thotë se je bashkëpunëtor. SPAK i ka të gjitha mjetet që të kërkojë dhe të gjejë bashkëpunëtor, por jo te Lefter Koka, por të persona të tjerë. Ata mund të sigurojnë cigare apo veshjet e stinës.