Masa për protestë, gardh metalik, kamera me rezolucion të lartë

0
26
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Opozita e bashkuar pritet të zhvillojë sot protestën e 8-të kombëtare në Bulevardi ‘Dëshmorët e Kombit’, me të njëjtën kërkesë, largimin e kryeministrit Edi Rama dhe krijimin e një qeverie tranzitore që do të cojë vendin në zgjedhje të lira.

Policia e Shtetit por edhe Garda, ashtu si edhe në rastet e tjera kanë marrë masa për mbarëvajtjen e protestës së sotme të opozitës në orën 19:00.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton për “BalkanWeb” se në terren do të jenë të angazhuar 1700 forca policie, të cilat do t’i kushtojnë rëndësi ruajtjes së institucioneve.

Po ashtu, mësohet se para Ministrisë së Brendshme, por edhe Parlamentit do të vendosen gardhe metalike si edhe kamera me rezolucion të lartë, për fiksimin e atyre që kryejnë akte dhune.

Në gatishmëri janë edhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë si dhe autobotet me ujë.

Nga ana tjetër mësohet se Partia Demokratike ka kërkuar leje për protestë marshim tek Kryeministria dhe Parlamenti nga ora 19.00 deri në mesnatë, ndërsa policia e ka lejuar të protestojë vetëm para Kryeministrisë deri në orën 21:00.

Basha fton shqiptarët në protestë, mesazhi i fortë

Ora 16:58 – Kreu i opozitës Lulzim Basha fton sërish shqiptarët për në protestë. Ai iu ka bërë thirrje qytetarëve të dalin të gjithë bashkë në shesh, për t’i treguar kryeministrit Edi Rama se populli ia ka hequr vizën. “Protesta, përballja, bashkimi kundër padrejtësisë është e vetmja shpresë për shumicën e shqiptarëve që duan një vend normal, ku qeveria të punojë për ta e jo për krimin. Sonte në ora 19.00 të bashkohemi si asnjëherë me njëri-tjetrin në protestën kombëtare, për t’i treguar kryeministrit ilegjitim të Avdylajve, se populli ia ka hequr vizën. Asnjë hap pas! #ShqipëriasiEuropa”, shkruan lideri i opozitës

Fierakët drejt Tiranës, Luan Baçi: Në 30 qershor s’ka zgjedhje

Ora 16:35 – Qytetarë të shumtë janë nisur nga Fieri për në Tiranë për të marrë pjesë në protestën e thirrur sot nga opozita e bashkuar. Në nisje, kreu i PD-së Fier, ish-deputeti Luan Baçi foli për deklaratën e zëvendës drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Ai tha se frika e tyre është për Edi Ramën, sepse ai duhet të largohet. Baçi deklaroi se protesta do të jetë paqësore.

Protesta/ Nisen drejt Tiranës qytetarët nga Berati (Video)

Ora 16:07 – Ashtu siç edhe ishte parashikuar, protestës së sotme të opozitës në Tiranë, do t’i bashkohen si në çdo protestë tjetër edhe demokratë të Beratit. Të organizuar përpara selisë blu ata sapo janë nisur drejt Tiranës, me autobusë dhe mjete të vogla.

Shehu: Qarku i Gjirokastrës “ndez motorët” drejt Tiranës

Ora 14:49 – Ish-deputeti i PD-së, Tritan Shehu ka postuar në këto mometne foto të simpatizantëve nga Qarku i Gjirokastrës që janë nisur drejt Tiranës për të marrë pjesë në protestën e opozitës, e cila zhvillohet sot në orën 19:00.

 

Zjarr Tv Ad