Masakra në El Paso, banorët kundër vizitës së Trump

0
12
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pas masakrës që ndodhi në El Paso, ku humbën jetën 22 persona, presidenti i SHBA-ve, Donald Trump ka planifikuar që të udhëtojë drejt këtij qyteti. Agjencia e lajmeve AFP raportoi se banorët e El Pasos nuk e kanë mirëpritur këtë vizitë.

Si pasojë e dy sulmeve që kanë ndodhur në El Paso dhe Ohajo, kanë vdekur 31 persona gjatë fundjavës në Shtetet e Bashkuara. Presidenti amerikan u ka bërë thirrje qytetarëve amerikanë që të dënojnë fanatizmin dhe supremacinë e bardhë.

“Ky president, që ka ndihmuar në krijimin e urrejtjes dhe e ka bërë të mundshëm tragjedinë e së shtunës, nuk duhet të vijë në El Paso. Nuk na duhen më shumë ndasi. Neve na duhet të shërohemi. Ai nuk ka vend këtu”, ka shtuar O’Rourke.

Kritikët kanë përmendur gjuhën e përdorur nga Trumpi në Twitter apo nëpër marshe, ku disa herë u është referuar migrantëve hispanikë si pjesë të një “pushtimi”. Ndërkohë, kryetari i El Pasos, Dee Margo, ka thënë pas lajmit për vizitën e Trumpit se ai do ta mirëpresë presidentin vetëm sepse është detyra e tij për ta bërë një gjë të tillë.

Zjarr Tv Ad