Masakra që tronditi Amerikën/ 13-vjeçari eci 23 km për të kërkuar ndihmë

0
158
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një i mbijetuar 13-vjeçar nga sulmi i një karteli droge në Meksikë arriti të fshehë në shkurre 6 fëmijë të familjes përpara se të ecte vetë 23 kilometra për të kërkuar ndihmë.

Tetë fëmijë i mbijetuan sulmit të ditës së hënë në veri të Meksikës, ndërsa tre gra dhe gjashtë fëmijë u vranë

Familja mormone nga SHBA po udhëtonte drejt një dasme me tre makina të ndara kur ranë pre e sulmit barbar të kartelit të drogës.

Policia dyshon se agresorët kishin ngatërruar identitet, duke menduar se në makina gjendeshin anëtarët e një bande rivale.

Por anëtarët e familjes thonë se ata janë ankuar për dhunën e karteleve dhe se kanë marrë kërcënime në të shkuarën.

Grupi prej tre nënash dhe 14 fëmijët e tyre po udhëtonin në shtetin Sonora, kur mendohet se njërës prej makinave iu shpua goma.

Ky ishte momenti fatal kur ranë në breshërinë e armëve.

Pasi i vranë mamanë dhe dy vëllezërit, Devin Landford, 13 vjeç, fshehu gjashtë fëmijë në shkurre dhe i mbuloi me gjethe.

Vetë eci për gjashtë orë që të kërkonte ndihmë.

Presidenti amerikan, Donald Trump reagoi me ashpërsi pas sulmit. Ai premtoi se mund të dërgojë ushtrinë për të luftuar kartelet. Por presidenti meksikan e ka refuzuar këtë kërkesë.

Zjarr Tv Ad