Masakroi 57-vjeçarin brenda makinës në Gjirokastër/ Identifikohet dhe shpallet në kërkim autori

0
497

Një ngjarje e rëndë tronditi këtë pasdite Gjirokastrën ndërsa u gjet i pajetë brenda mjetit të tij, në në aksin rrugor rural Polican-Suhë një 57-vjeçar që quhet Gezim Saraci.  Gjithashtu të njëjtat burime konfirmojnë se është identifikuar edhe autori i vrasjes së Saracit i cili është shpallur në kërkim, ndërsa mendohet paraprakisht se ngjarja ka ndodhur për shkak të një konflikti të çastit. Sipas bluve të Gjirokastrës, është konstatuar se në trupin e viktimës ka shenja dhunë dhe dyshohet të jetë goditur me sende të forta. Ndërkohë janë ngritur në gjithë zonën pika kontrolli për identifikimin dhe shoqërimin e personave të dyshuar që mund të kenë marrë pjesë në krimin e rëndë. “Në aksin rrugor rural Polican-Suhë, shtetasi G. S., 57 vjeç, banues në Gjirokastër, në rrethana ende të paqarta është gjetur i pajetë në mjetin e tij tip kamionçinë. Nga këqyrja paraprake dyshohet se është goditur me sende të forta. Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë dhe të Komisariatit të Policisë Gjirokastër kanë ngritur pika kontrolli dhe po kontrollojnë zonën për shoqërimin e  personave të dyshuar si autorë të ngjarjes apo që mund të kenë dijeni për ngjarjen. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve”, njofton Policia.