“Masat e marra deri më tani, krejt të pamjaftueshme”- Rritja e çmimeve, PD kërkon mocion me debat me kryeministrin Rama

0
41
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Partia Demokratike ka dorëzuar në Kuvend kërkesën për mocion me debat me kryeministrin Edi Rama për situatën ekonomike në vend dhe rritjen e çmimeve.

Kjo u njoftua të shtunën para mbledhjes se grupit parlamentar demokrat nga kryetari Lulzim Basha.

Rritja e çmimeve të energjisë elektrike, karburanteve dhe të ushqimeve ka shkaktuar një protestë kombëtare qytetare prej shtatë ditësh.

Panorama ka siguruar dokumentin kërkesë që i ka drejtuar Kuvendit kryetari i grupit parlamentar të PD Enkelejd Alibeaj.

Masat e marra deri më tani nga qeveria shqiptare duken krejt të pamjaftueshme për një situatë që cdo ditë e më shumë vështirësohet dhe ashpërsohet për mijëra familje që jetojnë në kufijtë e mbijetesës.

Vlerësojmë se detyra jonë si deputet, të shqyrtojmë me urgjencë këtë çështje dhe të kërkojmë nga qeveria marrjen e masave të menjëhershme. Prandaj kërkojmë mocion për zhvillimin e debatit parlamentar në seancën e datës 17.3.2022”, thuhet ne kerkese.

Zjarr Tv Ad