Masat e policisë për protestën, në terren rreth 1500 efektivë

0
13
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Policia e kryeqytetit ka bërë gati planin e masave për protestën e 9-të opozitës e cila  do të nisë në orën 20.00 të mbremjës së të premtes.

Megjithëse nga përfaqësuesit politik është deklaruar se nuk do të ketë dhunë, forcat e rendit kanë marrë të gjitha masat për të shmangur çdo incident të mundshëm.

Rreth 1500 efektivë do të jene të angazhuar  në terren. Ndërsa siç është bërë e zakonshme tashmë kryeministria dhe  parlamenti janë rrethuar me gardh metalik. E gjithë policia ka kaluar në gadishmeri të perforcuar po në gadishmeri kanë kaluar edhe efektivat e policisë së burgjeve.

Perfaqësuesit e opozitës kanë njoftuar drejtorine e policisë së Tiranës  për  një marshim proteste në të gjitha rrugët e kryeqytetit nga ora 20 deri në orën 23.59.

Ndërsa nga ana e policisë sërisht u është dhënë dy orë leje  dhe vetëm në bulevardin kryesor, përgjigje që u është kthyer edhe në protesta të tjera po nuk është marrë parasysh nga organizatorët e protestës.  Masat shtuar edhe për identifikimin e personave me precedentë  pasi në rrugët kryesore janë ngritur postoblloqe për të kontrolluar  automjetyet nga rrethet që vijnë në kryeqyet.

Në 8 protesta e mëparshme ka patur një numur të lartë të protestuarish të ndaluar  shumica e te cilëve është liruar nga gjykata ndërsa rrth 20 vijojne te qëndrojnë ende ne masat arrest me burg.

 

Zjarr Tv Ad