Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka dalë kundër masave të Qeverisë për parandalimin e përhapjes së pandemisë, pasi sipas tij për papërgjegjësitë e tyre dhe keqmenaxhimin e situatës, qeveria po i bie në qafë qytetarëve dhe gastronomëve.
Haradinaj përmes një postimi në Facebook ka thënë këto masa tashmë nuk kanë asnjë efekt në parandalimin e përhapjes së virusit, siç edhe është dëshmuar.
“Për papërgjegjësitë e veta dhe keqmenaxhimin e situatës me pandeminë, qeveria tani po i bie në qafë qytetarëve dhe gastronomëve duke kufizuar orarin e lëvizjes dhe mbylljen e hershme të gastronomisë. Këto masa tashmë nuk kanë asnjë efekt në parandalimin e përhapjes së virusit, siç edhe është dëshmuar.
Prandaj jemi kundër masave të votuara dhe i bëjmë thirrje qeverisë që të jetë më e përgjegjshme përballë situatave të ndieshme si pandemia, duke analizuar mirë masat, e jo duke ndërmarrë veprime ad hoc e ndëshkuese ndaj qytetarëve pa asnjë efekt në pengimin e përhapjes së virusit”, tha Haradinaj.