Masat kundër lëndëve plasëse, çfarë u konstatua në dy dyqane në Tiranë

0
25
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një ditë pasi ministria e Brendshme deklaroi se do të ndalohet importi dhe tregtimi i lëndëve plasëse, vjen aksioni i policisë.

Policia e Tiranës ka marrë plan masash për kontrollin e dyqaneve dhe tregjeve që tregtojnë apo shesin lëndë plasëse dhe piroteknike.

Gjatë kontrollit janë konstatuar dy dyqane që mbanin dhe tregtonin lëndë piroteknike në mospërputhje me kushtet dhe kriteret për mënyrën e magazinimit dhe përdorimit të lëndëve piroteknike.

Në ngarkim të dy peronarëve të dyqaneve materialet iu referuan Prokurorisë së Tiranës.

Në dyqanin e Xh. Rr., 58 vjeç, banues në Tiranë, në rrugën “Hamdi Pepo” ky shtetas mbante dhe tregtonte produkte piroteknike në mospërputhje me kushtet dhe kriteret për mënyrën e magazinimit dhe përdorimit të lëndëve piroteknike.

Në dyqanin e D. K., 44 vjeç, banues në Tiranë, në rrugën “Çamëria” ky shtetas mbante dhe tregtonte produkte piroteknike në mospërputhje me kushtet dhe kriteret për mënyrën e magazinimit dhe përdorimit të lëndëve piroteknike.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan produkte piroteknike.

Sakaq kontrollet do vijojnë edhe në ditët në vijim në gjithë dyqanet dhe tregjet e qarkut Tiranë.

Zjarr Tv Ad