Ish Deputeti i PD-së Tritan Shehu ka akuzuar kryeministrin Rama se po e çon vendin drejt së keqes dhe se nuk po merr asnjë masë reale për përballjen me COVID-19.
Sipas tij, të gjitha testimet e bëra deri tani janë kthyer një karikaturë.
“Alarm: Rama po e con vendin drejt me se keqes kete vjeshte e dimer!
As edhe nje mase reale per perballjen me Covid ne kete prag vjeshte, duke e lene vendin ne “renie te lire” e popullesine te pa mbrojtur ne te gjitha aspektet:
— Testimet PCR, qofte si numer qofte si metodike jane kthyer ne nje karrikature. Megjithe raportimin anti profesional se bashku te testimeve gjoja “kerkuese” me ato me pagese sporadike, dje u raportuan vetem 878 te tilla, pra reth 300 per 1 milion banore me nje pozitivitet reth 20 %. Ndersa Italia realizoi po dje mbi 93000, pra reth 15000 per 1 milion banore me nje pozitivitet 1,4%.
Theksoj perseri se minimalisht ne duhet te fillojme me 2500 testime PCR gratis ne dite, nen nje metodike te qarte, me tendence rritje ne baze te te dhenave.
—Testimet serologjike qe duhet te realizohen sa me gjere nuk degjohen askund e laboratoret vazhdojne te qenderojne te paralizuar mbas bllokimit te tyre kriminal disa mujor.
— Ndersa ne Europe forcohet rregjimi per maskat e popullesia furnizohet me ato te pershtateshme, Kryeministri yne jo vetem nuk ben asgje, por perkundrazi cvlereson perdorimin e tyre ne menyren me absurde.
—Asnje permiresim nuk ka ne mbrojtjen e personelit mjeksor qe nga paresori e deri te spiatalori. Asnje testim ne spitalet tone per ate personel e pacientet e shtruar apo qe shtrohen ne klinikat e ndryshme.
—Nuk eshte shtuar apo as permiresuar ndonje post reanimacioni, kur duhen se paku 150 te tjere ne standartet europiane per tu instaluar.
—Ndersa vendet e tjera po raportojne me qartesi edhe sasine e vaksinave Covid te siguruara me prodhimin e tyre, ne vendin tone ka vetem fjale pa asgje konkrete si per ato ashtu dhe per ato ndaj gripit te zakonshem.
Jane dhe shume elemente te tille pa asnje pergjigje nga ky Kryeminister krejt ne amulli mbas deshtimit te plote te disa muajve me pare, gje qe parashikon nje vjeshte e dimer shume te veshtire shendetesor per qytetaret tane!
Une nuk kam asnje shprese se kjo Qeveri mund te beje dicka te dobishme, tashme ajo eshte vecse e rrezuar e ne “Ikje”….por njerrezit cdo bejne?
Kjo eshte ceshtja”, shkruan Shehu.