Masat për koronavirusin, nxënësit kontrollohen çdo mëngjes në shkolla

0
48
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Çdo mëngjes mjekët në shkolla kontrollojnë nxënësit nga frika e përhapjes së koronavirusit.

Stafi mjekësor në këto institucione është shtuar duke specifikuar edhe kontrollet për COVID 19.

Shefja e shërbimit të epidemiologjisë dhe shëndetit mjekësor Abikela Seitaj shprehet se ka pasur raste kur nxënësve u është kërkuar të qëndrojnë në shtëpi pasi kanë ardhur nga vende ku është për hapur koronavirusi ose kanë pasur kontakte me persona që vijnë prej andej.

“Mjeku që është në këto shkolla bën filtrin e ditës, bën monitorimin e klasave duke parë nëse ka problematike sipas gjykimit profesional dhe janë marrë vetëm masa paraprake nëse fëmija ka udhëtuar në vendet e prekura dhe sidomos vendet që kane një prekshmëri të lartë të COVID-19 dhe ata janë mbajtur në qëndrim shtëpie për të parë nëse janë asimptomatikë.” 

“Uji është një nga detyrimet për të ruajtur higjienën sanitare, që të jenë sa më të pastër dhe të lajnë duart, por nuk është rrezik nëse nuk ke ujë dhe do të infektohesh. Ai ngjitet nëse ke një rast të konfirmuar.”

Lidhur me situatën  e helmimit të nxënësve dhe mësuesve ne Fier, Seitaj u shpreh se fillimisht nxënësit duhet të marrin ndihmën e parë nga mjeku i shkollës, por në një situatë urgjente si ajo, ndihma mjekësore më e specializuar ishte e domosdoshme.

Zjarr Tv Ad