Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Presidenti i klubit të njohur portugez të Benfica-s, Luis Filipe Vieira është në telashe të mëdha, teksa është arrestuar nga policia, pasi në drejtim të tij rëndon akuza për mashtrim dhe pastrim parash.
72-vjeçari ka rënë në pranga së bashku me djalin e tij, ndërsa akuzohet për mashtrime në lidhje me taksat dhe pastrim parash.
Kërkimet u kryen sot në stadiumin “Da Luz”, në selinë e Novo Banco dhe në kompani të lidhura me sipërmarrësin Jose Antonio dos Santos, i cili pak kohë më parë mori aksioni në klubin portugez.
Kujtojmë se Vieira është në krye të Benfica që nga viti 2003, por tashmë është duke u përballur me telashe të mëdha.