Një kompani uji që ka qenë vetë shitës uji me fuRgon por në bashkëpunim me Bashkinë dhe me Agjensinë e Menaxhimeve Ujore ka marrë licensë të shitjes së ujit.
Kjo agjensi i ka dhënë certefikatë regjistrimi person fizik Aishe Luzi me nipt L02319004, me aktivitet Tregtim uji natyral me shumicë dhe pakicë, Distributor automatik.
Ndërkohë disa pika uji Shëngjergj janë përhapur, me leje për përdorim të burimit ujor me nr protokolli 2019 , miratuar nga ana e Këshillit të Basenit Ujor për llojin e aktivitetit Tregtim uji për qëllime ambalazhimi në shishe ose enë me kufizimin e ushtrimit të veprimtarisë marrja e sasisë për furnizim me ujë të pijshëm në fshatin Shëngjergj për 1l/sek nga ana e Ujësjellës Kanalizime Tiranë.
Megjithëse licensën e ka për ambalazhim janë dërguar disa shkresa ku arrin korrupsioni me Basenin Ujor , me Ujesjellës Kanalizime dhe me Bashkinë e Tiranës. Në shkresën e bërë ndaj Agjensisë së Menaxhimeve të Burimeve Ujore , Inspektoriati Shëndetësor Tiranë thuhet : Institucioni ynë nuk ka kapacitete për kryerjen e analizave dhe përcaktimin nëse uji të cilit i referoheni është i pijshëm ose jo.(foto mëposhtme)
Ndërkohë një shkresë tjetër i është dërguar Ministrisë së Shëndetesisë dhe Mbrojtjes Sociale. Në përgjigjen e tyre thuhet se : Institucioni ynë nuk ka kapacitetet për gjurmimin nga pika e marrjes së ujit nga ‘Burimi Gurra e Milajt’ deri në pikën e shpërndarjes në këta Distributor automatik (foto mëposhtme)
Pra dy intitucione që nuk kanë kapacitete për gjurmimin dhe vlerësimin e ujit është I pijshëm apo jo.
Por meqë këta dy intitucione rezulton se nuk kanë kapacitete për gjurmimin dhe vlerësimin e ujit nëse është i pijshëm ose jo , Zjarr Televizion ka mundur të investigojë në lidhje me këtë skandal.
Cfarë është ?
Ku e ka fabrikën , magazinën e shpërndarjes ?
Si e cojnë ujin te kta distributor pasi furgonat i kanë ndaluar për kushte higjenike
Sa pompa përdor ?
Cfarë teknologjie përdor për filtrimin, pastrimin ?
NDIQNI LINKUN E MEPOSHTEM