Mashtrimi me tenderat, ARRSH pezullon ndërtimin në lotin e parë të ‘Unazës së madhe’

0
18
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Mbrëmjen e djeshme emisioni “Të Paekspozuarit”, arriti të zbulojë skandalin mbi falsifikimin e firmës nga ana e kompanisë fituese për lotin e parë të Unazës së Madhe.
Kjo kompani ka depozituar në Qendrën Kombëtare të Biznesit në Shqipëri, një letër nga Sekretari i Shtetit Bullock, për të vërtetuar se kompania është themeluar në vitin 1998. Por pas verifikimeve rezulton se ky dokument ishte i falsifikuar.

Pas mega skandalit të publikuar mbrëmë në lidhje me falsifikimet e kompaninsë DH Albania, fituese e lotit të parë prej 18 milionë euro për rindërtimin e Unazës së Madhe, vjen nje reagim nga Autoriteti Rrugor Shqiptar.

Përmes një njoftimi për shtyp ARRSH ben me dije se ka pezulluar ndërtimin në lotin e parë, ndërsa shton se është në pritje të përgjigjes nga autoritetet amerikane.

1.ARRSH i është drejtuar institucioneve që përmes komunikimit me rrugë zyrtare tu kërkohet autoriteteve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të verifikuar dokumentet e paraqitura në institucionet shqiptare nga kompania në procedurën e garës.

2.Deri në sqarimin e situatës dhe përgjigjen nga autoritetet amerikane nuk do të vijohet me aktivitetin ndërtimor të kësaj kompanie për lotin Nr.1 të segmentit, që shtrihet nga Ura e Lanës deri tek mbikalimi i sheshit Shqiponja.

3.Në rast se autoritetet amerikane do të konfirmojnë zyrtarisht pretendimet për falsifikime dokumentacioni nga kjo kompani, në zbatim të përcaktimeve ligjore, Autoriteti Rrugor Shqiptar do të zgjidhë kontratën në mënyrë të njëanshme dhe do ndjekë procedurat e tjera të përcaktuara në ligj. Në rast të zgjidhjes së kontratës, ARRSH do të rifillojë menjëherë procedurat e prokurimit për këtë lot për të mundësuar përfundimin në kohë të këtij projekti të rëndësishëm për kryeqytetin.

Zjarr Tv Ad