Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Një video me përmbajtje +18 ka nisur të shpërndahet gjerësisht në mediat online dhe platformat e tjera sociale në internet, për të njollosur ish-ministrin dhe politikanin e njohur socialist Blendi Klosi.
Video është publikuar nga disa media dhe grupe në mediat sociale, me ndikim të madh, duke pretenduar se pas aferës seksuale të ish-kryebashkiakut të Kukësit Safet Gjici, mazhorancës socialiste sapo i ka dalë një skandal tjetër edhe më i madh.
Mirëpo, nga një verifikim në internet me ndihmën e Google Images, Newsbomb Albania ka arritur të provojë se bëhet fjalë për një mashtrim publik dhe një video me përmbajtje seksuale të shpërndarë qëllimisht për të dezinformuar opinion publik.