Gazetari zbulon historinë e vajzës nga Gramshi: Punonte në bursë dhe ‘fuste në grackë’ biznesmenët në Tiranë

0
160
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

“Mashtruesit më të mëdhenj shqiptarë”, ishte tema e emisionit Opinion mbrëmjen e djeshme, ku gazetari Spartak Koka ka treguar me detaje në lidhje me një rast të një vajze nga Gramshi, e cila punonte në bursë dhe mashtronte qytetarët në Tiranë.

Spartak Koka: Rasti i kësaj vajzës është nga Gramshi dhe në dy vitet e fundit 2019-2020, për dy vjet ajo ka bërë shifra marramendëse sepse prezantohej si përfaqësuese e një institucioni burse në Angli dhe ju kërkonte biznesmenëve, doktorëve, ekonomistëve, të gjithë njerëzve të cilët kishin para dhe ia arrinte që t’i impresiononte me dokumentacion, me vulë, me firma, me dhënien e aksesit në këtë sistem dhe ju merrte nga 10-20-50 mijë euro, 100 mijë euro, 150 mijë euro.

Blendi Fevziu: 150 mijë euro?

Spartak Koka: Po, ka pasur raste. 3 kallëzime ajo i ka vetëm në Policinë e Tiranës. Një është tek Komisariati 3, 2 janë tek Drejtoria e Tiranës dhe ata që besonin tek kjo vajza, pasi e kuptonin, shkonin të irrituar dhe të nevrikosur që ta dhunonin.

Zjarr Tv Ad