“Maskarallëku në këtë vend nuk ka fund”/ Afera e inceneratorëve, Mentor Kikia del me reagimin e revoltuar: Kjo gjë nuk mund të tolerohet kurrë!

0
248
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gazetari Mentor Kikia ka reaguar pas lajmit se një e moshuar që mbledh kanaçe i është drejtuar sot SPAK-ut pasi rezulton pronare në aferën e inceneratorëve.

“Maskarallëku në këtë vend nuk ka fund

Ky mashtrimi me një rrjet kompanish fantazmë, përmes të cilave kompanitë e ndërtimit, jo vetëm inceneratorët, bënin rritjen fiktive të kostove të punimve, është një rast unikal në botë. Përdorimi i identiteve të njerëzve që nuk dinë asgjë për çfarë bëhet fjalë, e mbi të gjitha, pensionistë e njerëz të varfër, ngjan edhe me një tallje të madhe me fatin e tyre.

Një njeri që mbledh kanaçe për të jetuar, përdoret nga mafia për të qarkulluar miliona Euro.

Kjo gjë nuk mund të tolerohet kurrë.

Pasi krijuesit dhe shfrytëzuesit e kësaj skeme të kenë përfunduar në burg e të kenë kthyer paratë, ideatori i saj duhet të marrë një çmim të rëndësishëm, për “Maskarallëkun më të madh ekonomik”.”, shkruan Kikia.

Zjarr Tv Ad