Maskat e skaduara, PD çon në SPAK Manastirliun për “shpërdorim detyre”

0
71
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një ditë pasi denoncoi se maskat që i janë shpërndarë stafeve mjekësore në vend janë të skaduara, Partia Demokratike ka kallëzuar penalisht Ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastiruliu dhe zyrtarë të tjerë të kësaj ministrie.  Kallëzimi penal është bërë në SPAK nga Sekretarui i Përgjithshëm i PD Gazmend Bardhi, ku citohet se: Ogerta Manastirliu kallëzohet për 5 vepra penale, përfshirë shpërdorimin e detyrës.

“Ky është një krim i rëndë shtetëror me përgjegjëse direkte ministren e Shëndetësisë, e cila është përfshirë në një operacion manipulimi për të marrë mbetjet spitalore që duhej të asgjësoheshin dhe për t’ia vënë në dispozicion stafit mjekësor.”- thuhet në kallëzimin e 10 Marsit të Partisë Demokratike, të firmosur nga sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi.

Partia Demokratike denoncoi dje se qeveria shpërndau 1.2 milionë maska të skaduara për personelin shëndetësor. Kutitë me maskat e skaduara ishin një etiketë që mbulonte datën e skadencës, duke shkelur ligjin në mënyrë të dyfishtë.

Zjarr Tv Ad