Maskat “pushtojnë” vendin/ Berisha ironizon ministrin Lleshaj: Përgjigjet vetëm për vetëdorëzimet

0
66
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sali Berisha ka reaguar ndaj një serie grabitjesh me maska që tronditën vendin mëngjesin e kësaj të diele .

Berisha shkruan me ironi se Ministri Lleshaj përgjigjet vetëm për vetdorëzimet si ai Balilit dhe jo për vjedhjet, vrasjet e krimet e tjera.

Më tej ai vijon duke thënë se dy prej grabitësve u nisën drejt Tiranës për t’iu dhuruar dy ministrave për gratë dhe një ministreshe, gjerdanë dhe byzylykë të qendisur me brilante dhe flori.

Ja postimi i plotë i ish-kryeministrit Sali Berisha

Mengjes i maskave, apo i 6 plaçkitjeve me maska!

Te dashur miq, ky ishte mengjesi i maskave, nga ora 3 gjer ne ora 6 te mengjesit maskat me uniforme dhe pa uniforme kryen 6 plaçkitje.

Keshtu, ne Tepelene rreth ores 03:00 te mengjesit maska me uniforme zbrazen plotesisht me plaçkitje nje supermarket, nje pastiçeri, nje bulmetore dhe dy banesa private.

Ekipi i hajnave pas plaçkitjeve hoqi maskat por jo uniformen dhe u kthye ne detyre. Po keshtu ne Lushnje, kater maska thyen dhe zbrazen nje argjentari.

Pas plaçkitjes hajnat hoqen maskat u larguan te qete, dy prej tyre u nisen per Tirane per t’ju dhuruar dy ministrave per hanemet dhe nje ministreshe gjerdane dhe byzylyket e qendisur me brilante dhe flori.

Gazetaret pyeten ministrin Lleshaj per 6 plaçkitjet ne mengjesin e maskave. Ai dha pergjigjen standarte: per vjedhjet, vrasjet, krimet nuk pergjigjet ministri por pergjigjet policia. Prandaj shkoni pyesni policine. Ministri pergjigjet vetem per vetedorezimet si ajo e Eskobarit dhe pike!?!? 

 

Zjarr Tv Ad