Massafra apel vendorëve të Shkodrës: Dilni mbi interesat e ngushta, mendoni për qytetin

0
2

Arqipeshkvi i Shkodrës, Imzot Angelo Massafra, apeloi drejtuesit vendorë të dalin mbi interesat e ngushta të tyre dhe të mendojnë për të mirën e përbashkët dhe zhvillimin e qytetit.

Massafra: Dëshiroj t’ua drejtoj mendimin tim atyre që në këtë qytet kanë përgjegjësi drejtuese apo qeverisje për të siguruar bashkëpunimin faktik të të gjithë katolikëve shkodranë. Të kesh përgjegjësi nuk është arsye krenarie, por bëhet fjalë për tu kujdesur për të mirën e përbashkët me të gjithë vështirësitë që rrjedhin nga një gjë e tillë. Të favorizohet më shumë bashkëpërgjegjësia e qytetarëve në mbarështimin e gjërave publike duke shmangur rrezikun e interesave private që nuk ndihmojnë në zhvillimin e  vërtetë të një shoqërie.

Apeli i Massafrës u bë gjatë meshës për festën e Zojës së Shkodrës.

Festa tradicionale e Zojës së Shkodrës, që bie të hënën e parë pas së dielës së tretë të tetorit, kremtohet me mesha, lutje të ndryshme, procesione e nisma të tjera fetare e kulturore.