Mat, mashtroi një shtetas duke u hequr si avokat, ndalohet 30-vjeçari

0
19

Policia e Matit ka ndaluar shtetasin në kërkim A. C., 30 vjeç, banues në Burrel.

Ky i fundit paraqitej si avokat dhe ka mashtruar shtetasin A.M parash për kryerjen e procedurave për marrjen e një kredie.

“Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim nga DVP Shkodër, pasi me anë të mashtrimit, duke u paraqitur si avokat, ka përfituar nga shtetasi A. M., një shumë parash për kryerjen e procedurave për marrjen e një kredie. Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Shkodër ka urdhëruar ndalimin e këtij shtetasi, për kryerjen e veprës penale “Mashtrimi”.” – njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Mat, për veprime të mëtejshme.