Mat/ Mijëra banorë pa drita, Bashkia: Ushtria vjen për show kurse OSHEE për foto

0
48
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Reshjet e dendura të dëborës ditët e fundit kanë sjellë bllokimin e disa zonave të Shqipërisë, sidomos në veri dhe juglindje të vendit.

Por sipas Bashkisë Mat, qeveria nuk ka ndihmuar asnjë, madje i ka lënë pa drita dhe të izoluar nga bora.

Bashkia Mat ka dal e vetme në terren për ti bërë ballë situatës së rënduar të motit.

Me urdhër të kryetarit z.Nezir Rizvani, bashkia u angazhua me të gjitha kapicitetet e saj duke ia dalë të mbajë hapur rrugët rurale që lidhin fshatrat me qendrat e njësive administrative dhe ato urbane. E gjitha kjo u krye falë punës së palodhur të punonjësve të Bashkisë Mat të cilët iu erdhën në ndihmë mijëra banorëve. Tani të gjitha rrugët ruale janë në gjendje të kalueshme.

Është bërë një punë e jashtëzakonshme me fadromat në terren 24 orë pa pushim për largimin e dëborës nga rruga dhe hedhjen e kripës në segmentet problematike, përfshirë edhe lagjet e qytetit. Ndërsa ushtria vjen për show sa për t’i hapur rrugën nacionale ministres e cila erdhi si turiste për weekend dhe po ashtu u largua.

Mirëpo, një tjetër shqetësim madhor për banorët është mungesa e energjisë elektrike në fshatra. Ekipet e OSHEE vijnë sa për të bërë foto në dëborë ose gjoja me elektriçistë duke u ngjitur deri në gjysmë të shtyllës dhe imazhet iu përcillen mediave si “ushqim” propagandistik. Ndërsa realiteti në terren është krejt tjetër duke na kthyer në mesjetë. Prej tre ditësh mungon energjia elektrike në Njësinë Administrative Rukaj; Njësinë Administrative Baz; në Njësinë Adiministrative Komsi në fshatin Selicë; në Njësinë Administrative Derjan mungon energjia, në fshatrat Barbullej dhe Urxallë banorët kanë  si burim drite qirinjtë. Jetojmë në Shqipërinë e 2019 por të matshme me atë të mesjetës!

 

Zjarr Tv Ad