“Materiali i ndërtimit nuk ka qenë cilësor”/ Vasili ironizon FSHZH-në për restaurimin e Kalasë së Tepelenës: Plot 4.5 mln euro! Qeveria e hajdutëve, as Ali Pashën nuk e lanë rehat

0
70
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka ironizuar Fondin Shqiptar të Zhvillimit e cila ka dhënë një vlerësim lidhur me Kalanë e Tepelenës dhe gjendjen e monumentit historik.

Vasili ka publikuar në rrjetin e tij social, vlerësimin e FSHZH-së, e cila thotë se gjendja e monumentit nuk është e mirë për shkak të materialit lidhës të gurëve nuk ka qenë në cilësi të lartë.

Deputeti i PL-së, me tone ironike thotë se FSHZH-ja e kryeministrit Rama ka zbuluar 200 vjet më vonë se ndërtimi i Kalasë nuk ka qenë i mirë.

Postimi i Petrit Vasilit:

Hajdutet e Rames, demaskojne Ali Pashen, qe ndertoi “shume keq” Kalane! Marshallah, plot 4.5 milione euro Salillarit per Kalane e Tepelenes, qe te ” ndreqen” gabimet e Ali Pashes! Pas 200 e kusur vjetesh Fondi Shqiptar i Zhvillimit zbuloi ” gabimet e renda te Ali Pashes qe e ka ndertuar “shume keq” Kalane. Megjithese kane kaluar 200 vjet dhe Kalaja e Tepelenes ka pare luftra pa fund e termete dhe eshte ne kembe, FSHZH – se nuk ja hedh dot Ali Pasha. FSHZH-ja ka qene vete…200 vjet me pare ka pare edhe cilesine e dobet te materialeve edhe nxitimin ne ndertim.

Ja cfare broçkullash idiote shkruan FSHZH:

“Gjendja e monumentit nuk është e mirë, pasi materiali lidhës i gurëve, llaçi i gëlqeres nuk ka qenë i cilësisë së lartë në kohën e ndërtimit. Një nga arsyet e kësaj dobësie është dhe puna e nxituar që shoqëroi ndërtimin e këtyre fortesave”.

Tani ja tregon Salillari Ali Pashes se si ndertohet Kalaja me 4.5 milione euro. FSHZH ka “eksperience” si gjithe qeveria me tendera me 99% te cmimit te rrugeve, qe shqyhen brenda vitit.

Aferim qeveria e hajduteve se edhe Ali Pashen nuk e late rehat vetem e vetem per te grire parate e shqiptareve!!

Zjarr Tv Ad