Materniteti i ri në Sarandë/ Rama: Ta shohin tërë kadrinjtë

0
121
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama, shoqeruar nga ministrja e Shendetesise, Manastirliu kane vizituar sot maternitetin e Sarandes, qe ka quajtur “spitali i rilindjes”.

Ai ka shkuar ne dhomat e maternitetit, duke takuar nenat e reja dhe bebet e sapolindura, te cilave u ka bere edhe dhurata. Nuk kane munguar batutat mes tyre, ku nenave te reja Rama u ka kujtuar bonusin. “Epo duhet ta besh edhe nje tjeter se tani keni edhe bonusin”- i ka thene rama nje nene te re.

Në fund Rama deklaroi se pagat e infermierëve, mjekëve dhe të gjithë personelit do të rritën dhe kjo është një rrugë që nuk ka të ndalur.

Në janar kemi 300 mjekët e parë. Pastaj do të vijojmë me bonuset. Ky është spitali i rilindjes. Tani do të bëjmë edhe rritjen e rrogave  për infermierët, mjekët dhe të gjithë personeli. Krahasuar me nga u nisëm jemi shumë mirë, por në krahasim se ku duam të shkojmë kemi shumë përpara.  Tani ti nxisim të bëjnë më shumë fëmijë”, tha Rama.

 

Zjarr Tv Ad