Matianët në protestë: Larg duart nga uji ynë, nga jeta jonë! Madheshi, fshat turistik!

0
41
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Dhjetëra banorë dhe ish-banorë të zonës së Madheshit dhe zonës përreth në Mat, dolën në proteste këtë të hënë  kundër ndërtimit të hidrocentralit me po të njëjtin emër, “HEC Madhesh”.

Firma private “A.R.M-Albania Sh.p.k” planifikon të fusë në tuba, lumin Lunre, degë e fundit e lumit të Matit, i cili derdhet në liqenin e Shkopetit.

Banorët kanë hedhur akuza ndaj kryetarit të bashkisë së Matit, Agron Malajt, pasi sipas tyre së bashku me vëllanë, me ndërtimin e këtij HEC-i po merr ujin që për ta është e vetmja mundësi për të jetuar. Komuniteti i kësaj zone shprehet i vendosur për të vijuar rezistencën, me qëllim mbrojtjen e territorit ku ata kanë ndërtuar jetën.

Zjarr Tv Ad