Matteo Salvini, lideri i partisë së djathtë Lega në Itali, është vënë në hetim kriminal nga prokurorët në Romë pas dyshimeve se ka përdorur padrejtësisht, udhëtimet shtetërore me avion, sipas një burimi gjyqësor afër grupit të hetimit për Reuters. Hetimi për abuzime të mundshme të detyrës kanë të bëjnë me 35 fluturime me avionë dhe helikopterë që Salvini bëri kur ishte Ministër i Brendshëm në qeverinë e kaluar, të cilën ai e rrëzoi në gusht dhe kur Lega kaloi në opozitë.Ministrat mund t’i përdorin fluturimet shtetërore për arsye institucionale, por jo për fushatë: Kjo është ajo që prokurorët dyshojnë se Salvini bëri kur i ra kryq ë tërthor Italisë për muaj të tërë, shpesh duke kombinuar funksionin si Ministër i Brendshëm me fushatat partiake.
“Lexova se jam nën hetim”, tha Salvini të enjten, pasi disa gazeta njoftuan për hetimin. “Të gjitha udhëtimet e mia shtetërore me avion ishin për arsye shtetërore. Kurrë nuk bëra fluturime për të shkuar me pushime apo çfarë tjetër bëjnë politikanët”, tha ai.