Matura 2019, sot provimi i Matematikes

0
24
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sot maturantët testuan njohuritë në lëndën e matematikës.

Për disa provimi ishte i lehtë ndërsa të tjerë thanë se hasën vështirësi.

Shqetësim ngritën për kohën. 2 orë e 30 minuta ishin të pamjaftueshme për t`i dhënë zgjidhje 32 ushtrimeve.

Ashtu si edhe në provimet e kaluara, ish-kryeministri Sali Berisha publikoi tezën e matematikës pak pas nisjes së provimit.

Provimin e fundit, të lëndës me zgjedhje maturantët do ta japin më 24 Qershor, ndërsa rezultatet e provimit të parë, të gjuhës së huaj pritet të dalin brenda kësaj jave.

 

Zjarr Tv Ad