MATURA/ Ja përgjigjet për matematikën

0
747
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Agjencia Kombëtare e Provimeve ka bërë publike përgjigjet e sakta të provimit të Matematikës,që u zhvillua dje. “Shekulli”, për të ndihmuar të rinjtë që i janë nënshtruar këtij provimi, publikon variantin e saktë të përgjigjeve për Gjimnazin e Përgjithshëm, Gjimnazin Profesional dhe Gjimnazin Artistik. Testi që u zhvillua dje, në total kishte 25 pyetje, 13 pyetje me zgjedhje (alternativa) dhe 12 pyetje me zhvillim. Teza ishte e ndërtuar me dy variante A dhe B. Pyetjet kanë qenë të njëjta për të dy variantet, por mënyra e vendosjes ishte e ndryshme. Testi, i cili ishte i ndarë në dy pjesë u hartua sipas programit të lëndës së Matematikës Bërthamë, udhëzuesin për zhvillimin e kurrikulës së gjimnazit, standardet e fushës së Matematikës, udhëzuesin kurrikular të lëndës për klasat 10-12, si dhe në udhëzimin e Maturës 2016. Në të dy pjesët ka pasur pyetje me zgjedhje dhe me zhvillim. Për pyetjet me zgjedhje përgjigja e saktë vlerësohet me 1 pikë. Për pyetjet me zhvillim, përgjigjet konsiderohen orientuese dhe në skemë parashikohen variantet e mundësive të përgjigjeve të nxënësve. Ky ishte provimi i tretë për maturantët, pas atij të gjuhës së huaj, të cilin e dhanë në datën 4 qershor dhe provimit të Gjuhë-Letërsinë, të dhënë në datën 11 qershor.

Ndërkohë që vlerësimet për nxënësit në lëndën e Gjuhës së Huaj dhe Gjuhë-Letërsisë, tashmë janë kryer, e ata do të njihen edhe me notat e tyre në ditët në vijim. Tashmë, 42 mijë maturantët duhet të përgatiten për provimet e lëndëve me zgjedhje, të cilat do të zhvillohen në datën 24 qershor, çka do të përmbyllin edhe fazën e provimeve për maturantët e këtij viti. Edhe për provimin e radhës vlejnë të njëjtat rregulla, ku maturantët duhet të paraqiten në qendrën e provimit, 90 minuta para fillimit të provimit. Ata duhet të marrin me vete, për të plotësuar testin, stilolaps me ngjyrë të zezë ose blu. Në pyetjet me alternativa, rrethohet shkronja përbri përgjigjes së saktë dhe nëse nxënësi nuk rrethon asnjë ose rrethon më tepër se një alternativë, vlerësohet me 0 pikë. Ndërkohë, po dje para se të mbyllej provimi, në rrjetet sociale ka qarkullluar një test, për të cilën u përfol se teza është shitur. Lidhur me këto informata, Ministria e Arsimit doli me sqarim, se testin nuk e ka parë asnjë nxënës deri në momentin që ai është ndarë për ta nga administratorët përkatës. Ndërkohë, MAS thekson se do të merren masat për ata që janë gjetur në shkelje.

“Ministria e Arsimit dhe Sportit, ka hartuar një proces të tillë administrimi të tezës i cili siguron pamundësinë e daljes së çfarë do informacioni deri përpara hapjes së tezës përcaktuar të dorëzohet për të gjithë maturantët ditën e premte datë 17 qershor 2016, ora 10:00, në të gjitha qendrat e provimit në vend. Kjo, pasi procesi i hartimit të tezës zhvillohet në masa të rrepta sigurie në ambiente ku hartuesit e saj janë të izoluar dhe nuk kanë mundësi komunikimi me ambientet e jashtme të godinës ku ata janë ngujuar.Nga ana tjetër, sqarojmë publikun se tezat janë shoqëruar dhe ruhen në të gjithë vendin nga forcat e rendit dhe punonjës të përzgjedhur të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit. Ndaj, çfarë do informacion që pretendon se teza e matematikës është publikuar përpara provimit është i pavërtetë dhe një sajesë dashakeqëse nga të gjithë ata që kërkojnë të baltosin këtë proces model administrimi të nisur prej MAS nga viti 2014”, sqaron Ministria.

Matura, përgjigjet e matematikës by Elidona Syla

Burimi : / Javanews.al

Zjarr Tv Ad