Matura Shtetërore 2019, dalin rezultatet e provimit të Anglishtes

0
98
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Janë bërë tashmë publike rezultatet e provimit të gjuhës së huaj.

Qendra e Shërbimeve Arsimore (QSHA) ka publikuar rezultatet e këtij testi për “Maturën Shtetërore 2019”.

Në provim morën pjesë 36,134 maturantë, u zhvillua në 194 qendra dhe zgjati 2 orë e gjysmë. Nga rezultatet e publikuara rezulton se 3.29 % janë ngelës dhe 96.71% janë kalues.

Rezultatet e provimeve të Maturës Shtetërore (MSH) për lëndët e tjera do të publikohen sipas afateve të parashikuara në “Rregulloren e MSH 2019”.

Ndërkohë, ditën e hënë datë 24 Qershor, 2019 do të zhvillohet edhe provimi i fundit i maturës shtetërore, ai i lëndës me zgjedhje, duke mbyllur kështu edhe ciklin e Maturës Shtetërore 2019. Në provimin e lëndës me zgjedhje do të marrin pjesë 36,220 maturantë.

Klikoni këtu për të parë rezultatet e provimit të gjuhës së huaj

 

Zjarr Tv Ad