Matura Shtetërore, reagon PDIU: Testi si barcaletat e Shvejkut, një tjetër eksperiment me maturantët tanë

0
35
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

PDIU ka reaguar në lidhje me testin e Gjuhës dhe të Letërsisë në Maturën Shtetërore.

Kjo parti shprehet se testi ishte si barcelatet e Shvejut, duke kryer një tjetër eksperiment me maturantët.

Reagimi i PDIU:

Testi i maturës si barcaletat e Shvejkut

Një tjetër eksperiment me maturantët tanë

Pasi u mbyllën për muaj të tërë në karantinë, maturantët shqiptarë u përballën pabesisht me provimin e letërsisë së maturës shtetërore si në eksperimentin social të rradhës.

Pyetje absurde që do ishin të përshtatshme për të rishkruar ushtarin e mirë Shvejk, një test që tentonte të maste më shumë se shkallën e dijes, shkallën e mosdijes së maturantëve, e që brenda përmbledh komiken dhe absurdin bashkë.

Nuk është viti i parë që kjo qeveri godet pabesisht maturantët, por testi i sivjetshëm është një metodë goditje e ndërgjegjshme që kjo qeveri dhe ministria përkatëse bëjnë ndaj një brezi të rinjsh. Ju kujtojme se, sisteme internacionale shumë të rëndësishme si IB, A-level, etj, kanë evituar tërësisht provimet e fundvitit dhe kanë marrë në shumë raste mesataren e notave, apo esetë e nxënësve për notën përfundimtare. Ndërkohë Besa me ushtrinë e vet të pabesë, jo vetëm thërret nxënësit duke thyer rregullin e gjendjes së jashtëzakonshme, por organizon dhe testin absurd për të dekurajuar mijëra të rinj e të reja që janë në ditët e tyre më delikate për të zgjedhur rrugën e jetës.

Në vend që të dëgjohen mijëra maturantë e mësues letërsie që shprehen të skandalizuar nga ky test, ministria ka paturpësinë që, sot të dalë në mbrojtje të aktit të saj dhe të deklarojë se ishin krejtësisht brenda programit.

PDIU mbështet protestën e maturantëve sot dhe e konsideron si një akt të ligjshëm në mbrojtje të të drejtave të tyre.

Zjarr Tv Ad