Maturantët japin sot provimin e Matematikës

0
22
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pas tre ditë protestash, 32 mijë maturantë u rikthehen sot në bankat e shkollës për provimin e tretë të maturës shtetërore në lëndën e matematikës.

Provimi ka nisur në orën 10:00 dhe në bazë të protokollit anti-Covid do të përfundojë në 12:30. Pra ndryshe nga Letërsia ku provimi ishte 2 orë, për Matematikën do të kenë 2 orë e 30 minuta.

Menjëherë, pas përfundimit të provimit, ato kanë paralajmëruar protestë para Ministrisë së Arsimit në orën 13:00, ku kërkojnë rivlerësimin e provimit të gjuhën Shqipe dhe Letërsisë, pasi sipas tyre testi ka pasur shumë pasaktësi, ku pyetjet ishin të formuluara gabim, që më shumë se testonin njohuritë i kanë ngatërruar ato.

Komiteti i maturës shtetërore njoftoi dje se do të ketë një ndryshim të vlerësimit, ku do t’i jepet peshë tre viteve të gjimnazit

Ndërkohë me 18 qershor maturantët do ti nënshtrohen provimit të fundit të lëndës me zgjedhje.

Zjarr Tv Ad