Maturantët kanë edhe një shans, shpallet raundi i fundit për regjistrimet në universitete, ja afati

0
43
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministrja e Arsimit ka dhënë një lajm të mirë për maturantët, duke njoftuar hapjen e një raundi të fundit për procesin e regjistrimit për vitin akademik 2022-2023 për të gjithë maturantët që nuk kanë mundur të regjistrohen në universitet në raundet e mëparshme.

Lajmi është konfirmuar nga ministrja e Arsimt dhe Sportit, Evis Kushi. Ministrja fton të gjithë maturantët të plotësojnë formuarin dhe të zgjidhin një nga programet ku ka ende kuota të lira, në universitete publike dhe jopublike. Afati për plotësimin e formularëve do të jetë data 3 nëntor 2022, ora 8:00 – 16:00.

Postimi i plotë i Kushit:

Për të gjithë ata të rinj që duan të regjistrohen në universitete, që plotësojnë kriteret e mesatares së pranimit, por për arsye të ndryshme nuk kanë arritur të plotësojnë formularin A1/A1Z, apo që duhet të sistemojnë të dhëna që u mungojnë, dëshiroj t’ju jap lajmin e mirë se kemi ofruar një mundësi të re.

Në këtë raund të fundit të procesit të regjistrimit për vitin akademik 2022-2023, ju ftojmë të plotësoni formularin dhe të zgjidhni një nga programet ku ka ende kuota të lira, në universitete publike dhe jopublike, sipas preferencave tuaja.

Afati për plotësimin e formularëve do të jetë data 3 nëntor 2022, ora 8:00 – 16:00.

Në të gjitha shkollat e mesme të vendit, stafet tona mësimore do të jenë në gatishmëri të plotë për t’ju asistuar në këtë proces.

Suksese të gjithëve!

Zjarr Tv Ad