Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Maturantët kanë protestuar sot për të dytën ditë radhazi duke bllokuar rrugën pranë Ministrisë së Arsimit.
Ata kundërshtojnë mënyrën se si u zhvillua provimi i Matemtikës për klasat e dymbëdhjeta.
Sipas maturantëve, pyetjet e provimit nuk ishin të hartuara në përputhje me programin mësimor.
Ata kërkojnë që të ulet pragu i pikëve. Po ashtu shprehen se prisnin një nivel mesatar, pasi kështu u është premtuar për shkak edhe të mësimit online.
“Protestojmë për një kauzë. Provimi ishte përtej pritshmërive. Kërkesa jonë është ulja e pikëve dhe ndryshimi i llogaritjes së pikëve. QSHA dhe Ministria të na japë një zgjidhje”, shprehen maturantët.
Ndërkohë, do të vazhdojnë të qëndrojnë përpara ministrisë derisa të merren në shqyrtim kërkesat e tyre.