Një maturante pjesë e protestës e indinjuar thotë se me atë test u hodh poshtë mundi i gjimnazistëve. Protesta para Ministrisë së Arsimit vijon prej orës 11:00 dhe maturantët kërkojnë transparencë.
“Ai program është e zeza mbi të bardhë e ka secili në dorë. Teza jonë e testimit nuk është përmbajtur programit. Ne jemi nxënës që lexojmë e mësojmë gjithë ditën. Kjo është tallje. Kërkojmë transparencë nga ata që kanë bërë testimin. Nuk është lehtësi por duan të të zënë me duar të lidhin. Ai nuk është test për të vlerësuar njohuritë e mia. Tre vite shkollë nuk ma hedh poshtë një ministri e turpi. Duhet ti themi boll atyre që thonë këtu nuk mësohet, nuk lexohet sepse ne mësojmë deri në orën 04:00 të mëngjesit. Nuk jemi këtu për të vandalizuar ministrinë por për të marrë një përgjigje për kërkesat tona.”