Mauro Icardi refuzohet nga presidenti i Napolit

0
12
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një pretendent më pak për të marrë shërbimet e Mauro Icardit. Nëse Roma u refuzua nga vetë sulmuesi i Interit, Napoli nuk do të jetë më një opsion për të ardhmen e numrit 9 zikaltër, i cili është nxjerrë në shitje.

Në një intervistë për mediat, vetë presidenti i klubit të kaltër ka theksuar se nuk ka asnjë shans që Napoli të blejë Icardin, ndërkohë De Laurentiis ka lënë gjithçka të hapur në lidhje me afrimet e mundshme të James Rodriguez nga Reali i Madridit dhe Lozanos nga PSV Eindhoven.

Tashmë për të ardhmen e Mauro Icardit, opsioni i vetëm në Itali mbetet Juventusi.

 

Zjarr Tv Ad