Mavraj merr vlerësime maksimale nga klubi gjerman

0
13
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Eksperienca e tij me klube të ndryshme si në Gjermani, ashtu edhe jashtë, ka bërë që të shpresojnë se Mavraj mund të jetë një lojtar kyç për mbijetesën. Pak ditë më parë, ishte vetë trajneri i Ingolshtadit ai i cili u shpreh se Mavraj është një lojtar fitues që me eksperiencën që mbart mbi shpatulla, mund të bëhet shumë shpejt fitues edhe tek klubi i ri. Mesa duket, drejtuesit e klubit gjerman nuk mjaftohen vetëm me elozhe karshi Mavrajt, duke qenë se tani po mendohet diçka edhe më e madhe. Ata po diskutojnë se kush duhet të mbajë shiritin e kapitenit në krah për pjesën e mbetur të sezonit dhe Mavraj është një nga favoritët kryesorë. Fakti që e njeh mirë futbollin gjerman dhe aq më tepër që është kapiten i Kombëtares, ka bërë që gjermanët të besojnë se Mavraj mund të jetë lideri ideal për të qenë edhe kapiten i Ingolshtadit.

 

Zjarr Tv Ad