Mavraj thyen dorë gjatë stërvitjes

0
10
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

32-vjeçari ka thyer dorën gjatë një seance stërvitore dhe do të qëndrojë jashtë fushave për disa muaj. Menjëherë Mavraj iu nënshtrua një operacioni, i cili ka shkuar me sukses, por nuk ka një datë se kur do të rikthehet në fushën e blertë. Ingolstad po zhvillon fazën përgatitore në Spanjë dhe mbrojtësi i qendrës kishte treguar një nivel të lartë. Në miqësoren me Hirenveen, 32-vjeçari ishte titullar në zemër të reparti difensiv dhe në fund ekipi i tij fitoi 4-3. Ingolstad do ta ndjej mungesën e kapitenit të Shqipërisë, pasi në fazën e parë të kampionatit kanë shfaqur mjaft probleme në mbrojtje. Aktualisht ata pozicionohet të fundit në Bundesliga 2 dhe objektivi madhor është të sigurojnë mbijetesën. Në dukje një mision tepër i vështirë, por me afrimet në merkaton e janarit optimizmi është i madh te drejtuesit e Ingolstad.

 

Zjarr Tv Ad